Zelensky emëron një këshilltare ekonomike kanadeze

  • A.P /
  • 06 January 2026 - 08:30
Zelensky emëron një këshilltare ekonomike kanadeze

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të hënën e zëvendësoi kreun e shërbimit të sigurisë, duke e vazhuar riformatimin e nivelit të lartë para një udhëtimi në Paris, ku shpreson që t’i finalizojë marrëveshjet me aleatët për atë se si të garantohet që Rusia nuk do ta përsëritë pushtimin, nëse nënshkruhet një marrëveshje e paqes.

Në bisedimet e Parisit pritet të marin pjesë udhëheqësit e rreth 30 shteteve, të cilat bashkë njihen edhe si “Koalicioni i Vullnetit”, të gatshme për t’i dhënë Ukrainës garanci të sigurisë për ta mbajtur të sigurt këtë vend në të ardhmen, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Në mesin e çështjeve kyçe përfshihet pyetja nëse shtetet janë të përgatitura për të dislokuar trupa brenda ose afër Ukrainës. Rusia ka thënë se nuk do të pranojë trupa nga vendet e NATO-s në territorin e Ukrainës.

Zelensky gjithashtu njoftoi për emërimin e ish-zëvendëskryeministres së Kanadasë, Chrystia Freeland, si këshilltare për zhvillimin ekonomik, duke e përshkruar atë si eksperte me “përvojë domethënëse në tërheqjen e investimeve dhe zbatimin e transformimeve ekonomike”.

Në mesin e riformatimeve të nivelit më të lartë në rreth gjashtë muaj, Gjeneral Lejtënant Vasyl Maliuk, drejtor i shërbimit të sigurisë SBU, e njoftoi dorëheqjen e tij në uebfaqen e kësaj agjencie.

Zelensky publikoi një dekret në uebfaqen presidenciale ku njoftohej emërimi i Ievhen Khmara-s si drejtor në detyrë. Ai më parë ka qenë udhëheqës i Qendrës për Operacione Speciale “A” të Shërbimit të Sigurisë.

Nën udhëheqjen e Maliukut, SBU-ja shënoi disa suksese të mëdha kundër RUsisë, përfshirë operacionin “Rrjeta e Merimangës”, me të cilin Ukraina ka thënë se ka dëmtuar ose shkatërruar 41 aeroplanë ushtarakë rusë përmes sulmeve të bashkërenduara ndaj katër bazave ajrore.


(Kosova Sot Online)