Masat e sigurisë janë forcuar në Karakas, ja çka po ndodh
Ministri i Brendshëm i Venezuelës postoi në Instagram foto të policisë së armatosur të vendosur në rrugët e Karakasit si pjesë e masave të shtuara të sigurisë në kryeqytet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas BBC-së, dhjetëra pika kontrolli ushtarake janë ngritur gjithashtu në qytet.
Ndërkohë, sindikata e gazetarëve dhe punonjësve të medias njoftoi se autoritetet arrestuan 14 gazetarë të hënën në mëngjes, të cilët u liruan më vonë, raportoi BBC.
(Kosova Sot Online)
