Këta janë deputetët e AAK-së të zgjedhur për mandatin e ri

  • A.P /
  • 06 January 2026 - 15:15
Këta janë deputetët e AAK-së të zgjedhur për mandatin e ri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar në faqen e tij zyrtare listën e kandidatëve për deputetë të zgjedhur për mandatin e ri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e osovës, së bashku me numrin e votave të fituara nga secili. Sipas të dhënave, AAK ka gjashtë deputetë në legjislaturën e re të kësaj qeverie, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, kandidatët dhe rezultatet e tyre janë:

Ramush Haradinaj – 43,017 vota

Daut Haradinaj – 25,892 vota (i zgjedhur)

Besnik Tahiri – 25,737 vota (i zgjedhur)

Bekë Berisha – 19,260 vota

Time Kadrijaj – 16,436 vota

Albana Bytyqi – 9,685 vota

Këto rezultate janë pjesë e të dhënave zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pasqyrojnë votat e numëruara për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e fundit.


(Kosova Sot Online)