Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në fshatin Rufc të Lipjanit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Dy vetura janë përplasur rëndë ndërmjet vete, me njërën që ka përfunduar në gropën buzë rrugës kryesore që çon për në Torinë,
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, që kanë filluar hetimet.
Sipas dëshmitarëve okularë, nga ky aksident u lënduan shoferët e të dy automjeteve.
Ende nuk dihet asgjë mbi gjendjen e tyre shëndetësore, sakaq nuk janë zbardhur as shkaqet e aksidentit.
(Kosova Sot Online)
