Albin Kurti ka shënuar një rekord të ri me gjithsej 400 mijë e 189 vota në zgjedhje
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shënuar një rekord të ri në zgjedhjet e 25 dhjetorit, duke u bërë lideri më i votuar ndonjëherë në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas numërimit të 99.82 për qind të votave, Kurti ka marrë gjithsej 400 mijë e 189 vota, duke e tejkaluar bindshëm rekordin e tij të mëparshëm të vendosur në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Në ato zgjedhje, Kurti kishte fituar 337 mijë e 791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani, e cila kishte marrë 300 mijë e 756 vota.
Rekordi i Osmanit është tejkaluar edhe nga numri dy i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili në zgjedhjet e 25 dhjetorit ka marrë 315 mijë e 138 vota, duke u renditur si njeriu i dytë më i votuar në historinë zgjedhore të Kosovës.
Në zgjedhjet e mbajtura më 25 dhjetor, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me 50.97 për qind të votave, duke konfirmuar mbështetjen e fuqishme të qytetarëve.
(Kosova Sot Online)
