Gjendet i vdekur gazetari i njohur
Është gjetur i pajetë të mërkurën më 7 janar, në Mendon, në periferi të Parisit Evgeni S., 38 vjeç, gazetar rus, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas informacioneve nga mediat franceze, trupi i tij u gjet në rrugë, nën apartamentin ku banonte, ndoshta pas një rënieje nga kati i 7-të i ndërtesës, me një lartësi prej rreth 20 metrash.
Zyra e prokurorit në Nanter ka hapur një hetim për rrethanat e vdekjes së tij.
Gazetari 38-vjeçar, i cili punoi deri në vitin 2024 për faqen informative ruse Otkrytie Media, dyshohet se kishte shfaqur mendime vetëvrasëse ditët e fundit.
Pak para vdekjes, ai i dërgoi familjes një letër lamtumire, ku sipas të dhënave të medias, shpjegonte se ishte viktimë e një sulmi të gjerë kibernetik. Ai pretendonte se të gjitha llogaritë e tij, përfshirë Telegram-in dhe telefonin celular, ishin hakuar.
(Kosova Sot Online)
