Nis vlerësimi i dëmeve pas vërshimeve

  • A.P /
  • 08 January 2026 - 14:30
Nis vlerësimi i dëmeve pas vërshimeve

Komuna e Rahovecit, ka ftuar qytetarët që janë prekur nga vërshimet që të paraqesin kërkesën e tyre te komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas paraqitjes së kërkesës, e cila duhet të bëhet më së largu deri më 14 janar, komisioni komunal do t’i kontaktojë qytetarët, dhe ekipi përkatës do të dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve.

Postimi:

FILLON REGJISTRIMI DHE VLERËSIMI I DËMEVE NGA RESHJET

Ftohen të gjithë qytetarët që janë prekur nga përmbytjet të paraqesin kërkesën e tyre te komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në administratën komunale të Rahovecit, më së largu deri më 14 janar 2026.

Pas paraqitjes së kërkesës, komisioni komunal do t’ju kontaktojë dhe ekipi përkatës do të dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve.

Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzohen:

Kërkesa (t’i bashkëngjiten edhe fotografitë me ngjyra);

Kopja e letërnjoftimit;

Konfirmimi i llogarisë bankare.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin!

(Kosova Sot Online)