Macron: SHBA-ja nën Trump po 'largohet' nga aleatët
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se SHBA-ja nën Donald Trump po “shkëputej nga rregullat ndërkombëtare” dhe po “largohej gradualisht” nga disa prej aleatëve të saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Duke i bërë jehonë kritikave të homologut të tij gjerman, ai paralajmëroi për politikën gjithnjë e më të ashpër dhe imponuese të SHBA-së.
“Institucionet shumëpalëshe po funksionojnë gjithnjë e më pak në mënyrë efektive”, tha Macron në fjalimin e tij vjetor para ambasadorëve francezë, sipas AFP-së.
“Po jetojmë në një botë të fuqive të mëdha, ku ekziston një prirje reale për ndarjen e botës”.
(Kosova Sot Online)
