39 të arrestuar nën dyshimin për dallavere në BKS, bllokohen 1.3 milion euro

  • A.P /
  • 08 January 2026 - 15:30
39 të arrestuar nën dyshimin për dallavere në BKS, bllokohen 1.3 milion euro

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, në një konferencë për media ka folur për aksionin e sotëm që u zhvilluar nën dyshimet për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se aksioni ka përfunduar me 39 persona, të cilët janë ndaluar.

“Ka përfshirë të gjithë territorin e Kosovës, nga Prishtina në Prizren,  nga Prizreni në Mitrovicë, nga Mitrovica në Pejë, Klinë, Obiliq, Rahovec, Gjilan, Ferizaj e deri në Dragash”, tha ai. 

Kryeziu tha se janë sekuestruar para të gatshme, ari, orë dore, armë, pajisje elektronike.

“Kemi arritur t’i bllokojmë të hollat në vlerë prej 1 milionë e 300 mijë e 886 euro”, tha ai.

Kryeziu tha se në terren ka qenë ai me 7 prokurorë dhe 400 zyrtarë policorë.

 

(Kosova Sot Online)