Vance: Evropa duhet ta marrë seriozisht sigurinë e Grenlandës

  • A.P /
  • 09 January 2026 - 07:53
Vance: Evropa duhet ta marrë seriozisht sigurinë e Grenlandës

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka kërkuar nga aleatët evropianë ta marrin më seriozisht sigurinë e Grenlandës, pasi përndryshe “SHBA-ja duhet të bëjë diçka për këtë”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ripërsëritur interesimin për Grenlandën. Ai ka thënë se SHBA-ja dëshiron ta blejë, ndërsa nga Shtëpia e Bardhë nuk është përjashtuar edhe një ndërhyrje ushtarake për ta marrë nën kontroll territorin. Vance tha se zgjidhja përfundimtare do të mbetet te presidenti i SHBA-së, ndërsa diplomacia vazhdon. Ai ka thënë se Grenlanda është jetime për mbrojtjen e SHBA-së dhe botës kundër sulmeve raketore ruse e kineze.

Grenlanda është një territor vetëqeverisës i Danimarkës dhe kështu është pjesë e aleancës ushtarake NATO.

Burime të “AP” kanë thënë se këshilltarët e Trumpit janë takuar në Shtëpinë e Bardhë me të dërguarit e Danimarkës dhe Grenlandës.

(Kosova Sot Online)