Njihuni me gjashtë deputetët e zgjedhur të AAK-së

  • A.P /
  • 09 January 2026 - 11:05
Njihuni me gjashtë deputetët e zgjedhur të AAK-së

KQZ ka procesuar 100 për qind të votave, pas përfundimit të numërimit të votave me postë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tashmë dihen emrat se kush do të jenë deputetë në legjislaturën e re.

AAK, si fuqia e katërt politike në Kosovë, do të përfaqësohet me 6 deputetë në Kuvendin e ri.

Përkundër që mori 18 mijë e 372 vota, Agim Çeku nuk siguroi ulëse shkaku i kuotës gjinore.

Ai ishte në top 5-shen e më të votuarve në AAK, por Albana Bytyqi për shkak të kuotës gjinore zuri vendin e Çekut.

Këta janë 6 deputetët e AAK-së:

1.RAMUSH HARADINAJ – 43,997 Vota

2. DAUT HARADINAJ – 26,610 Vota

3. BESNIK TAHIRI – 26,423 Vota

4.BEKË BERISHA – 19,789 Vota

5. TIME KADRIJAJ – 16,927 Vota

6.ALBANA BYTYQI – 9,830 Vota.

(Kosova Sot Online)