Ajatollah Ali Khamenei mesazh protestuesve dhe Trumpit
Ajatollah Ali Khamenei, për të cilin u përfol se është arratisur në Rusi ditët e fundit, i është adresuar popullit iranian përmes televizionit publik të premten, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lideri suprem iranian tha se protestuesit nuk do ta rrëzojnë Republikën Islamike dhe se regjimi nuk do të tolerojë “veprimin në emër të fuqive të huaja”.
“Të gjithë duhet ta dinë se Republika Islamike nuk do të tërhiqet. Nuk do të tolerojmë shërbimin ndaj të huajve”, tha Khamenei, siç raportohet nga agjencitë e lajmeve.
Ai shtoi se kushdo që punon për “forcat e jashtme” do të refuzohet si nga populli ashtu edhe nga sistemi islamik.
Kahmenei gjithashtu kishte një mesazh të veçantë për Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
“Ai duhet të përqendrohet në drejtimin e vendit të tij. Irani nuk do të zmbrapset”.
(Kosova Sot Online)
