Një person vdes gjatë tretmanit mjekësor
Ka humbur jetën një burrë që u aksidentua më 30 dhjetor në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai vdiq derisa po merrte tretmanin mjekësor, njoftoi policia.
“Rr. Sokol Sopi, Prishtinë 30.12.2025 – 16:45. Me 09.01.2026 është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjersa ishte në tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.
(Kosova Sot Online)
