Reshjet shkaktojnë telashe në qarkullim edhe në Gjilan

  • A.P /
  • 10 January 2026 - 14:00
Reshjet shkaktojnë telashe në qarkullim edhe në Gjilan

Për shkak të reshjeve dhe gjendjes së krijuar në disa segmente rrugore, Komuna e Gjilanit iu ka bërë thirrje qytetarëve që përkohësisht të shmangin qarkullimin në rrugën për Kufcë në Malishevë, në rrugën ndërmjet dy Livoqëve, si dhe në magjistralen Gjilan–Ferizaj, në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës.

“Deri në qetësimin e gjendjes, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes”, tha komuna.

Në njoftim, gjithashtu, thuhet se zyrtarët kompetentë dhe ekipet në terren janë duke i përcjellë nga afër punimet dhe situatën, ndërsa për çdo zhvillim të ri, komuna tha se qytetarët do të njoftohen me kohë.

Reshjet kanë shkaktuar bllokime në qarkullim në disa rrugë në mbarë vendin.

(Kosova Sot Online)