Sot ka rifilluar mësimi në të gjitha shkollat e Prishtinës
Pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të situatës së krijuar pas reshjeve të shumta, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas njoftimit, falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të ndërmarra, është siguruar një ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.
Komuna u ka uruar nxënësve një rikthim të mbarë në shkollë.
Ndërsa, Komuna e Fushë Kosovës ka shtyrë nisjen e procesit mësimor për datën 19 janara derisa Komuna e Malishevës dhe ajo e Drenasit kanë njoftuari se gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e kësaj komune shtyhet deri më 14 janar
(Kosova Sot Online)
