Zbulohet identiteti i të dyshuarit dhe i tre të plagosurve

  • A.P /
  • 13 January 2026 - 10:30
Zbulohet identiteti i të dyshuarit dhe i tre të plagosurve

Një incident i rende me arme zjarri ka ndodhur pas mesnatës ne Deçan, ku tre persona kane mbetur te plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar ne vendin e ngjarjes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas informatave, rreth ores 00:15 te dates 13.01.2026, eshte raportuar per te shtena me arme zjarri ne nje lokal. Menjehere pas pranimit te informacionit, njësitet policore kane dalur ne vendin e ngjarjes, ku kane hasur nje zyrtar policor jashte detyre, i cili kishte arritur ta arrestoje te dyshuarin.

Ne brendi te kafiterise, policia ka gjetur te shtrire tre viktimat, te cilat dyshohet se ishin plagosur nga arma e zjarrit. Te plagosurit sipas Sinajlit, jane identifikuar si Daut Cacaj, Dejan Simiq dhe Radovan Millsheviq.

Ne vendngjarje kane dalur edhe ekipet e emergjences nga QKMF-Decan, te cilet u kane dhene ndihmen e pare viktimave, te cilat me pas jane derguar per trajtim mjekesor ne Spitalin e Pejes.

Rastit i jane pergjigjur gjithashtu hetuesit e Stacionit Policor ne Decan, njesia e hetimeve rajonale te Pejes, si dhe Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore ne Peje.

Gjate ekzaminimit te vendit te ngjarjes, policia ka sekuestruar armen e dyshuar si mjet i perdorur ne rast, si dhe tri gezhoja te se njejtes arme.

I dyshuari, Ismet Zukaj, eshte ndaluar per 48 ore me urdher te Prokurorit kujdestar, ndersa rasti eshte iniciuar si “Vrasje e mbetur ne tentative” dhe hetimet po vazhdojne.


(Kosova Sot Online)