Ngricat paralizojnë disa aeroporte
Kushtet e ashpra të ngricave detyruan autoritetet të mbyllin sot Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës, të paktën deri në orën 11:00 të paradites, ndërsa në Aeroportin Václav Havel të Pragës u vendosën kufizime të rrepta në fluturime. Lajmi u konfirmua nga vetë dy aeroportet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas një zëdhënësi, në pistat e uljes dhe ngritjes në Vjenë u formua një shtresë e trashë akulli, e cila vazhdoi të krijohej edhe pas përpjekjeve për pastrimin e saj. Për pasojë, disa fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.
Ndërkohë, shiu i akullt detyroi Aeroportin e Pragës të kalojë në “funksionim shumë të kufizuar”, sipas një njoftimi të publikuar në llogarinë zyrtare në platformën X. Autoritetet paralajmëruan se vonesat do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, ndërsa mbërritjet janë kufizuar, pasi stafi po punon për pastrimin e pistës kryesore nga akulli.
Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë vazhdimisht statusin e fluturimeve të tyre dhe të ndjekin udhëzimet e kompanive ajrore për shkak të kushteve të vështira të motit.
(Kosova Sot Online)
