KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës kryejnë ushtrim të përbashkët

  • A.P /
  • 13 January 2026 - 13:05
KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës kryejnë ushtrim të përbashkët

Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM), ka njoftuar se KFOR së bashku me EULEX’in dhe Policinë e Kosovës kanë kryer ushtrim të përbashkët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e EUCOM theksohet se me këto ushtrime ndërtohet bashkëpunim dhe gatishmëri për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës.

‘’SIGURI PËRMES BASHKËPUNIMIT –  Ushtarë shumëkombësh nga Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) u stërvitën së bashku me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policinë e Kosovës gjatë Ushtrimit #GoldenSabre2025 , duke ndërtuar bashkëpunim dhe gatishmëri për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës’’, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)