Rama: Eksperienca ime me VV-në e Kurtit s’ka qenë e mirë

  • A.P /
  • 13 January 2026 - 13:45
Rama: Eksperienca ime me VV-në e Kurtit s’ka qenë e mirë

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ditën e sotme është pyetur se nëse ai do të përkrahte një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke theksuar se ‘’eksperienca’’ e tij me VV’në s’ka qenë e mirë, duke shtuar se kjo parti ka  qenë ‘’bllokuese’’ dhe ‘’sabotuese’’.

Megjithatë, i pari i kryeqytetit, ka thënë se si të zgjedhur nga votat e qytetarëve, vlerëson se çfarëdo koalicioni që ‘’hap proceset’’ për transformimin e vendit është i mirëseardhur.

“Unë mendoj që të gjithë të zgjedhurit në kryeqytet, në vend, në Kosovë janë rezultat i votave të qytetarëve për të mirën e Kosovës, prandaj çfarëdo koalicioni që hap proceset me transformu vendin tonë për të mirë janë të mirëseardhura. Për fat të keq, eksperienca ime në kryeqytet ka qenë jo e mirë, përkundër faktin se për dy vitet e para jam munduar me çdo gjë që të bashkëpunoj me nivelin qendror. Kanë qenë bllokues, kanë qenë sabotues. Uroj të reflektojnë që të jenë bashkëpunues sepse nuk ecën përpara shoqëria me bllokime e sabotime”, ka deklaruar Rama.

(Kosova Sot Online)