Raportohet për therje me thikë të një nxënësi

  • A.P /
  • 13 January 2026 - 15:05
Raportohet për therje me thikë të një nxënësi

Një person i moshës rreth16 vjeç është therur me thikë në Gjakovë. I mituri po trajtohet në Emergjencën e Gjakovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, sipas mjekëve, ai është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Mjekët nga Emergjenca e Spitalit të Gjakovës bëjnë të ditur se i mituri ka pësuar lëndime në shpinë nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe se gjendja e tij shëndetësore vlerësohet si e rëndë.

(Kosova Sot Online)