Komuna e Prishtinës nis vlerësimin e dëmeve pas vërshimeve
Komuna e Prishtinës ka filluar vlerësimin e dëmeve pas vërshime që kanë ndodhur javën e kaluar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka bërë të ditur drejtorit për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica përmes një video-mesazhi në rrjetin social Facebook
“Pas vërshimeve të fundit, Kryeqyteti ka filluar vlerësimin e dëmeve. Komisioni është në punë për evidentimin e dëmeve në bujqësi, ekonomi familjare dhe biznese, ndërsa raporti do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për dëmshpërblim”, ka thënë Fushtica.
Fushtica ka kërkuar nga qytetarët që kërkesat të dërgohen tek objekti i vjetër i Komunës
“Kërkesat pranohen në objektin e vjetër të Komunës. Kryeqyteti është pranë qytetarëve për të trejtuar çdo rast me profesionalizëm dhe paanshmëri”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)
