Peter Sorensen do të vizitojë Kosovën

  • A.P /
  • 13 January 2026 - 16:02
Peter Sorensen do të vizitojë Kosovën

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të vizitojë Kosovën të mërkurën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo vizitë e Sorensen në Kosovë vjen pas mbajtjes së zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe teksa vendi është në pritje të krijimit të institucioneve të reja.

Procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka pasur një ngecje një më shumë se një vjeçare për shkak edhe të bllokadës politike që ka përcjellë Kosovën përgjatë vitit 2025.

(Kosova Sot Online)