Paralajmërohet takimi Kurti–Vuçiq në Bruksel

  • A.P /
  • 14 January 2026 - 08:00
Paralajmërohet takimi Kurti–Vuçiq në Bruksel

Analisti politik Lulzim Peci ka bërë me dije se në muajt e ardhshëm pritet të mbahet një takim në Bruksel midis udhëheqësve më të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai sugjeron se takimi mund t’i japë një “vulë” procesit të zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sa kam njohuri, brenda muajve të ardhshëm do të mbahet një takim në Bruksel. Ai po përgatitet të zhvillohet në nivelin më të lartë të zyrtarëve të BE-së, me Kurtin dhe Vuçiçin. Ndoshta aty mund t’i jepet një vulë asaj që quhet sekuencim i zbatimit të marrëveshjes,” tha Peci n'21.

(Kosova Sot Online)