'LDK-ja nuk do të ketë votë për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit'

  • A.P /
  • 14 January 2026 - 10:00
'LDK-ja nuk do të ketë votë për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit'

Sokol Havolli nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se sa i përket presidentit, LDK-ja nuk do të ketë votë për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit. 

“Zgjedhja e presidentit kërkon konsensus politik. Osmani e ka pasur mbështetjen para 5 vjete nga LDK, me dakordimin e përgjithshëm politik se do ta bëjë një përfaqësim të unitetit por e dimë se ajo ka përfaqësuar interesin më shumë të LVV-së, dhe në rrethanat ku jemi ne nuk  ndjejmë asnjë detyrim që të votojmë… Nëse VV do me çu Kosovën në zgjedhje edhe një herë për karrigen e Vjosa Osmanit, ajo nuk është përgjegjësi e LDK-së, është përgjegjësi e VV-së”, ka thënë ai. 

Havolli ka theksuar se partia e tij nuk e ka pritur rezultatin që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, por se nuk e shuan ambicien që të rikthehet si e para. 

“LDK-ja asnjëherë nuk e shuan ambicien për t; rikthyer si parti e parë në vend dhe punon për këtë. Punon me program serioz”, u shpreh ai. 

Pas njoftimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se do ta ofrojë dorëheqjen e tij, Havolli ka theksuar se ai nuk duhet të largohet nga kjo pozitë. 

Havolli ka shtuar se me PDK-në e LVV-në janë në rivalitet politik dhe se LDK nuk bashkëpunon me to. 

(Kosova Sot Online)