Arrestohet një i dyshuar për tri raste të vjedhjeve

  • A.P /
  • 14 January 2026 - 10:30
Arrestohet një i dyshuar për tri raste të vjedhjeve

D.G., (25-vjeçar) është arrestuar nën dyshimin për tri raste të vjedhjeve në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia njofton se njësitet policore të Stacionit Policor Qendra dhe Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune hetimore dhe operacionale, kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin.

“Si rezultat i veprimeve policore është arrestuar i dyshuari: D.G., mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)