Arrestohet një serb pasi e kishte kaluar ilegalisht kufirin

  • A.P /
  • 14 January 2026 - 11:00
Arrestohet një serb pasi e kishte kaluar ilegalisht kufirin

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Leposaviq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas policisë, ai dyshohet të ketë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, me veturën e tij me targa të Beogradit

Policia ka konfirmuar se arrestimi i të dyshuarit u bë në fshatin Tersava, rreth orës 15:00.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.

Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”.

(Kosova Sot Online)