Orav kërkon formim të shpejtë të qeverisë

  • A.P /
  • 14 January 2026 - 14:05
Orav kërkon formim të shpejtë të qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka takuar ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe krerët e misioneve që janë në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë këtij takimi, siç ka njoftuar Aivo Orav, ambasador i BE’së, është vlerësuar procesi zgjedhor, dhe është theksuar rëndësia e formimit të shpejtë të qeverisë.

‘’Së bashku me ambasadorët e BE-së dhe krerët e misioneve në Kosovë, u takuam me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti për të diskutuar perspektivat për vitin 2026. Vlerësuam procesin zgjedhor, i cili pasqyron një përkushtim të fortë ndaj parimeve demokratike, dhe theksuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë’’, ka shkruar Orav.


(Kosova Sot Online)