Peci: Pronat komunale të uzurpuara do të lirohen

  • A.P /
  • 15 January 2026 - 11:05
Peci: Pronat komunale të uzurpuara do të lirohen

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka paralajmëruar rrënim të objekteve të ndërtuara pa leje në këtë komunë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se edhe “lejet ndërtimore të dhëna kundërligjshëm gjatë fushatës”, po edhe të tjera, do të revokohen.

“Pronat komunale të uzurpuara do të lirohen”, ka shkruar Peci.


(Kosova Sot Online)