Një vajzë ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti
Një 18 vjeçare ka mbetur e vdekur si pasojë enjë aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së enjten në Durrës te Ura e Dajlanit,
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vetura në të cilën ishte 18 vjeçarja doli nga rruga duke rënë nga ura dhe ka përfunduar rreth 30 metra poshtë saj.
V. G., ishte pasagjere në mjet ndërsa të lënduar kanë mbetur drejtuesi, 26 vjeçari A.Xh., si dhe dy këmbësorë, T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç të cilët janë në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
(Kosova Sot Online)
