Një i mitur përfundon në QKUK pas plagëve të marra

  • A.P /
  • 17 January 2026 - 09:15
Një i mitur përfundon në QKUK pas plagëve të marra

Një i mitur është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se e ka sulmuar me thikë një të mitur tjetër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky i fundit është dërguar në QKUK pas plagëve të marra.

Policia e ka cilësuar rastin si “lëndim i rëndë trupor”.

“Rr. Skënderbeu, Lipjan  16.01.2026 – 18:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i mitur. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


(Kosova Sot Online)