Në orët e para të mëngjesit policia ka arrestuar një person

  • A.P /
  • 17 January 2026 - 11:05
Në orët e para të mëngjesit policia ka arrestuar një person

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka kapur një 27-vjeçar, i cili kishte pasë urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Ferizaj, si person i kërkuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, për të cilën ishte dënuar me tre vite e gjashtë muaj burgim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai u kap kur një patrullë e stacionit policor në Ferizaj, gjatë patrullimit në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive, duke iu përgjigjur një informate për një mosmarrëveshje, ka vërejtur një person të dyshuar i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

“Pavarësisht urdhrave verbal për ndalim, i dyshuari ka vazhduar ikjen në këmbë në drejtim të fushave. Pas një ndjekjeje rreth dy (2) kilometra, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë atë. Gjatë kontrollit trupor, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një thikë me këllëf dhe një shufër metalike. Personi i dyshuar, A.I, 27 vjeç, është shoqëruar në stacion policor”, tha policia.

Ndërkaq, pas verifikimit të dokumentacionit, ai doli që është i kërkuar nga gjykata për vrasje në tentativë.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me autorizim të tij, i dyshuari është intervistuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa pas kompletimit të procedurave të nevojshme, është dërguar në vuajtje të dënimit”.

(Kosova Sot Online)