Peci: Vjedhja e votave ka kaluar përmasat e 'vjedhjes industriale'

  • A.P /
  • 19 January 2026 - 15:05
Peci: Vjedhja e votave ka kaluar përmasat e 'vjedhjes industriale'

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth procesit zgjedhor, duke ngritur shqetësime serioze për integritetin e votës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Peci ka deklaruar se vjedhja e votave brenda partive politike, sipas tij, ka kaluar edhe përmasat e asaj që ishte quajtur “vjedhje industriale” në zgjedhjet e vitit 2010, duke theksuar se ky fenomen po shfaqet pothuajse në secilën parti politike.

“Diçka është thellësisht e kalbur në vendin tonë”, ka shkruar Peci, duke e cilësuar situatën aktuale si alarmante për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Ai ka kritikuar ashpër ata që, sipas tij, po manipulojnë vullnetin qytetar përmes falsifikimit të votës, duke i krahasuar me “xheparosha” dhe duke i quajtur veprimet e tyre të turpshme dhe të dënueshme.

(Kosova Sot Online)