Arretsohet Arianit Sllamniku, dyshohet për këto vepra penale
Kryeprokurori i Prokurorisë në Gjilan, Arben Kadriu, e ka konfirmuar për Gazetën Express arrestimin e Arianit Sllamnikut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kadriu tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Ai shtoi se Sllamniku dyshohet për veprat penale “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 i KPRK-së dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave” nga neni 257 i KPRK-së.
(Kosova Sot Online)
