Ja si pritet të jetë moti të mërkurën

  • A.P /
  • 21 January 2026 - 07:14
Ja si pritet të jetë moti të mërkurën

Të mërkurën në Kosovë moti do të karakterizohet nga vranësira dhe riga shiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në disa zona, sidomos në viset kodrinore-malore, mund të ketë reshje të lehta bore.

Gjatë ditës do të fryjë erë mesatarisht e fortë.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 0°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 4°C gjatë pasdites.


(Kosova Sot Online)