Dy persona rrahin një grua në Lipjan

  • A.P /
  • 21 January 2026 - 11:05
Dy persona rrahin një grua në Lipjan

Dy burra janë arrestuar në Lipjan pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një grua, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia tha se rrahja ndodhi pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Lipjan 20.01.2026, 12:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


(Kosova Sot Online)