Të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët

  • A.P /
  • 22 January 2026 - 07:20
Të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët

Të enjten në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me vranësira që kalojnë nëpër pjesë të ndryshme të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Herë pas here do të ketë edhe intervale të shkurtra me diell. Në zonat malore mund të paraqiten reshje të dobëta bore.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 0°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 6°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)