Konfirmohet takimi Trump-Zelenskyy
Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet sot me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Davos ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Dyshja planifikon të takohet në orën 13:00 sipas orës lokale, raporton Reuters, duke cituar një zëdhënës.
Obligacionet ndërkombëtare të Ukrainës u rritën përpara takimit me shpresa të gjera se mund të bëhet përparim drejt përfundimit të luftës me Rusinë.
Gjithashtu, sot gjatë ditës, i dërguari amerikan Steve Witkoff do të takohet me Presidentin Vladimir Putin në Moskë.
(Kosova Sot Online)
