Trump jep detaje pas takimit me Zelensky

  • A.P /
  • 22 January 2026 - 15:50
Trump jep detaje pas takimit me Zelensky

Presidenti amerikan, Donald Trump është deklaruar shkurtimisht pas takimit që pati me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zelensky ka mbërritur sot në Davos të Zvicrës, derisa më vonë do të flasë në Forumin Ekonomik.

Trump para gazetarëve është pyetur se çka u diskutua në takim, derisa tha se do të duhet të “shohin se çfarë do të ndodhë”, duke shtuar se SHBA-të nesër do të takohet me Rusinë.

“Të gjitha duan që lufta të përfundojë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)