Dora e mavijsour e Trump ndez spekulimet për shëndetin e presidentit

  • A.P /
  • 23 January 2026 - 12:05
Dora e mavijsour e Trump ndez spekulimet për shëndetin e presidentit

Një mavijosje qartësisht e dukshme në dorën e majtë të Donald Trump ka ndezur spekulime – por sipas presidentit të SHBA-së, shkaku është mjaft i zakonshëm: “E godita në tavolinë”, tha Trump të enjten në bordin e Air Force One. Ai gjithashtu vuri në dukje marrjen e aspirinës, e cila hollon gjakun, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Merrni aspirinë nëse e doni zemrën tuaj, por mos merrni aspirinë, nëse nuk doni të keni mavijosje të vogla”, tha 79-vjeçari.

Trump është presidenti më i moshuar i betuar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. 79-vjeçari pohon se gëzon shëndet të shkëlqyer, por ai ka rënë disa herë në gjumë gjatë angazhimeve zyrtare në Shtëpinë e Bardhë në muajt e fundit, duke nxitur spekulime rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Trump e ka denigruar paraardhësin e tij, Joe Biden, si “Joe i përgjumur” dhe e kishte përshkruar atë si në një gjendje katastrofike fizike dhe mendore.

(Kosova Sot Online)