Në mes të ndaluarve për manipulim votash është edhe djali i Nait Hasanit
Mes personave të ndaluar në operacionin e sotëm në Prizren për dyshime të manipulimit të votave është edhe djali i kandidatit për deputet nga PDK, Nait Hasani.
Hasanit, deri më tani kur janë rinumëruar gjysma e votave të kandidatëve, i janë hequr 3333 vota.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren aktualisht janë duke ndërmarrë një aksion për manipulim votash.
Deri më tani është konfirmuar për një komisioner të arrestuar nga partia e Emilja Rexhepit.
(Kosova Sot Online)
