Një shtetas i Shqipërisë është vetëplagosur në Prishtinë
Një shtetas i Shqipërisë është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai është dërguar për tretman në QKUK, ndërsa policia në vendngjarje ka konfiskuar armën.
Policia e cilësoi veprën si “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.
“Rr.Bekim Fehmiu, Prishtinë 23.01.2026-23:00. Raportohet se është vet-plagosur me armë zjarri i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ku kanë konfiskuar një arme zjarri pistoletë me një karikator pa fishek. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.
(Kosova Sot Online)
