Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Podujevë

  • A.P /
  • 24 January 2026 - 09:30
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Podujevë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se në një lokal të këtij qyteti ka marrë rreth 200 euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia e cilësoi veprën si “shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe njoftoi se ai është dërguar në mbajtje.

“Rr. 19 Qershori, Podujevë 19.01.2026-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti në lokalin e viktimës femër kosovare, kishte arritur të marrë para të gatshme rreth 200 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.


(Kosova Sot Online)