Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del me njoftim

  • A.P /
  • 24 January 2026 - 17:32
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del me njoftim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 1,500 nga 2,557 vendvotime, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Me numërimin e 1500 vendvotimeve, është përmbyllur procesi i rinumërimit në 22 komuna.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 24 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 58% apo 1,500 nga 2,557 vendvotime”, njofton KQZ.


(Kosova Sot Online)