Policia nis hetimet për vdekjen e nxënësit në lumin e Gadimes

  • A.P /
  • 28 January 2026 - 09:45
Policia nis hetimet për vdekjen e nxënësit në lumin e Gadimes

Lipjani dhe jo vetëm u trondit mbrëmë, pasi nxënësi Zwejn Zejnullahu nuk u kthye nga shkolla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Familjarë, të afërm, policia dhe njësiti për kërkim-shpëtim u aktivizuan menjëherë në gjetjen e tij.

Disa orë më pas, vogëlushi u gjet në lumin e Gadimes, teksa burime nga vendi i ngjarjes pohuan se ai mezi merrte frymë.

Me urgjencë, i mituri u dërgua në QKUK, ku çaste më vonë ndërroi jetë.

Nga raporti policor bëhet e ditur se trupi i pajetë i Zejnit është dërguar për obduksion, në Institutitn e Mjekësisë Ligjore.

“Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion” thuhet në raportin e policisë.

Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë ka nisur hetimet për vdekjen e tij.


(Kosova Sot Online)