Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë në qendër

  • A.P /
  • 28 January 2026 - 15:45
Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë në qendër

Është arrestuar personi që dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka thënë zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo shtoi se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në  rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar.  Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare  nuk raportohet për persona te lënduar”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)