Policia ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar
Pas grabitjes së armatosur që ndodhi në një këmbimore në Pejë, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar për përfshirje në rast.
Ngjarja kishte ndodhur në një këmbimore në Pejë, ku nën kërcënimin e mjetit të mprehtë ishte marrë një shumë rreth 1 mijë euro para të gatshme, ndërsa të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Burimet konfirmojnë se në pranga kanë përfunduar Trim Belegu dhe Dion Beka, të cilët dyshohet se janë të përfshirë drejtpërdrejt në realizimin e grabitjes.
Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar në prani të mbrojtësve, ndërsa me vendim të prokurorit pritet caktimi i masës së ndalimit dhe procedurat e mëtejme hetimore.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rolit të secilit të dyshuar dhe rrethanave të rastit janë në vazhdim.
(Kosova Sot Online)
