Një person lëndon veten dhe kushërirën

  • A.P /
  • 03 February 2026 - 13:45
Një person lëndon veten dhe kushërirën

Një incident i rëndë është raportuar sot rreth orës 11:00 në fshatin Osek Hilë të Gjakovës, ku një person i moshës madhore dyshohet se ka lënduar veten dhe kushërirën e tij pas një mosmarrëveshjeje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovës, sipas të cilës lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me mjet të mprehtë dhe janë cilësuar si lëndime të lehta trupore.

“Të dy personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë”.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

(Kosova Sot Online)