Në Pejë nisin hetimet për manipulim me vota

  • A.P /
  • 04 February 2026 - 12:05
Në Pejë nisin hetimet për manipulim me vota

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se sot ka nisur procesi i intervistimit të komisionerëve lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit, autorizimi i parë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore është lëshuar më 19 janar nga kryeprokurorja e Prokurorisë së Pejës, Lumturije Vuçetaj.

“…ndërsa veprimet e mëtejshme hetimore po ndërmerren me autorizimet e prokurorëve të caktuar nga Kryeprokurorja, në koordinim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë”, thuhet në njoftim.

Deri më tani, në Prizren, Mitrovicë dhe Malishevë janë arrestuar dhe ndaluar komisionerë zgjedhorë nën dyshimet për “vjedhje të votave”.

Po ashtu, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë grumbullimin e provave për keqpërdorim të votës edhe në Prizren, Podujevë dhe Obiliq.


(Kosova Sot Online)