Punëtorët e Trafikut Urban paralajmërojnë grevë

  • A.P /
  • 06 February 2026 - 15:05
Punëtorët e Trafikut Urban paralajmërojnë grevë

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban” në Prishtinë kanë paralajmëruar hyrjen në grevë nga data 13 shkurt 2026, nëse deri atëherë nuk marrin përgjigje institucionale lidhur me kërkesat e tyre.

Në dokument thuhet se vendimi për grevë bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Grevat, ndërsa theksohet se do të respektohet minimumi i procesit të punës, në mënyrë që të mos cenohen interesat publike dhe siguria e qytetarëve.

Punëtorët e “Trafikut Urban” kanë bërë të ditur se greva do të organizohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe se ky njoftim konsiderohet paralajmërim përfundimtar ligjor. 

(Kosova Sot Online)