Ja si do të jetë moti këtë të shtunë
Të shtunën në Kosovë, mëngjesi nis me reshje të lehta dhe të shpërndara shiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë ditës priten kthjellime dhe periudha me diell.
Nga mbrëmja shtohen gjasat për reshje të tjera lokale shiu, ndërsa në zonat malore pritet të fillojë bora.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 3°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 12°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
